Për më shumë se 10 vjet kemi qenë të pranishëm në sektorin dentar duke ofruar kujdes për shëndetin oral në 360°. Stafi ynë është i specializuar në shkollat më të njohura evropiane dhe amerikane, duke punuar me materialet më të mira dhe duke përdorur teknologjinë më të fundit në të gjitha shërbimet tona. Ne vazhdimisht kërkojmë të plotësojmë çdo kërkesë dhe nevojë që na paraqitet. Përveç pacientëve të rritur, jemi të specializuar edhe në kujdesin oral të fëmijëve. Për pacientët odontofobikë dhe me aftësi të kufizuara, ofrojmë mundësinë e kryerjes së trajtimeve me sedacion koshient. Të gjitha keto bëjnë që Estelite të jetë "Një ekselencë në sektorin e tij." Për të ofruar bukurinë dhe jo vetëm kujdesin, Estelite ofron mjekësinë estetike me shumë sukses, duke mundur të ndërhyjmë edhe në papërsosmëritë e flokëve, fytyrës dhe trupit. Konsultat e personalizuara janë falas ku do të vlerësojmë me kujdes nevojat e pacientit për të garantuar gjithmonë vlerësimin maksimal.
Rezervoni Takimin TuajKlinika jonë ofron shërbime dentare për pacientët e huaj duke e ndërthurur punën me argëtimin. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, pacientët mund të shijojnë guidën tonë nepër qytetet më të njohura. Klinika jonë ofron:
Të gjitha shërbimet dhe materialet dentare që përdorim në klinikën tonë janë të cilësisë më të lartë. Ne kemi zgjedhur të zbatojmë standardet ISO 9001 për t'i demonstruar të gjithëve cilësinë e menaxhimit sistematik të proceseve dhe shërbimeve shëndetësore të ofruara. Një nga objektivat kryesore të klinikes sonë është të fitojmë besimin e pacientëve tanë duke maksimizuar shkallën e mbrojtjes së shëndetit dhe ofrimin e shërbimeve tona.
Ortodonci
Mjekësi Estetike
Organizatore e kurseve të trajnimit për profesionistë mjekësorë
Stomatologji Estetike
Protetikë
Kirurg Maksilo-Facial
Implantolog Dentar
Stomatologji Estetike
Protetikë
Higjeniste Dentare
Menaxhere
Sanitare
Estelite ju ofron Kurse Trajnime Intensive Teoriko-Praktike disa ditore në fushën e Stomatologjisë dhe Mjekësisë Estetike nga Staffi Ynë i trajnuar me arritjet më të fundit të fushave përkatëse. Të gjitha njohuritë ndërkombetare të mbledhura ndër vite do tu transmetohen kursantëve tanë të cilët duhet të jenë profesionistë mjekësorë.
Më duhej të kujdesesha për dhëmbët e qumështit por gjithmonë kisha frikë të shkoja tek dentisti. Doktoresha ishte aq e zonja për të më shpërqendruar sa nuk kisha fare frikë. Tani mund të buzëqesh pa u turpëruar më!!
Kurorat e mia emax duken shumë natyrale dhe tani mund të buzëqesh lirisht! Përveç dhëmbëve, më kanë injektuar edhe pak acid hialuronik në buzë për të pasur një buzëqeshje edhe më të bukur!
Më mungonin disa dhëmbë, bëra konsultën dhe më thanë se metoda më e mirë për t'i zëvendësuar ishin implantet dentare! Është një nga zgjedhjet më të mira që kam bërë deri tani!
Faleminderit për gjithçka ... për mikpritjen, për mirëpritjen dhe për gjithçka! Këto janë fjalë nga zemra, ju uroj më të mirat si në punë ashtu edhe në jetën private, faleminderit!!!
Unë kam një fobi nga dentistët.Duke më çuar në këtë klinikë, gjeta disa njerëz të mrekullueshëm! Më bënë të ndihesha rehat dhe nuk kisha dhimbje! Faleminderit Doktorit dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Erdha në këtë klinikë dhe është me të vërtetë fenomenale!Stafi profesional ishte shumë mikpritës gjatë gjithë kohës dhe jam shumë i lumtur!Unë me të vërtetë ju falënderoj!
Jam shume e lumtur! Ju ftoj të gjithëve të vizitoni këtë klinikë dhe gjithashtu qytetin e bukur të Tiranës!
Tirane Albania
Hënë - E Shtunë 9am-9pm
Dërgoni Emailin Tuaj