Devitalizim i dhëmbëve do të thote heqja e nervit në rastet kur pacienti ka dhëmbë shumë të prishur (karies) ose ka dhimbje gjatë kafshimit, entje apo dhimbje në zonën përreth dhëmbit, ndjeshmëri nga të ftohtat dhe të nxehtat gjithashtu nga traumat me ekspozim të nervit. Vijohet me pastrimin e kanaleve të rrënjëve të dhëmbit dhe mbushjen e tyre përfundimtare.
Një infeksion në rrënjën e dhëmbit vijon me prishjen e tij dhe mund të shkaktohet nga bakteret që hyjnë përmes një zgavre dentare, e cila përhapet deri në apeksin e rrënjës. Përveç enjtjes pacientit mund ti shfaqen në gojë kokrra të vogla të qelbëzuara gingivare në afërsi të dhëmbit të infektuar. Trajtimi përfshin pastrimin e kariesit, pastrimin e kanaleve të rrënjës duke i mjekuar dhe më pas mbushjen e tyre. Shpesh shoqërohet me terapi antibiotike.