PERIODONTI

Pastrim i gurezave

Në rast të higjenës së dobët të dhëmbëve apo peshtymës shumë të mineralizuar, pllaka bakteriale akumulohet në siperfaqe të tyre dhe mbi të depozitohen kripërat minerale të cilat shkaktojnë ngurtësimin e saj. Në këtë mënyrë formohen gurëzat, të cilat në ndryshim nga pllaka bakteriale nuk eleminohen dot nëpermjet larjes së dhëmbëve, por kanë të nevojshëm pastrimin profesional nga mjeku stomatolog.

Lëmimi i thellë i rrënjëve dentare

Konsiston në pastrimin e thellë të gurëzave të akumuluara në rrënjë nëpërmjet përdorimit të instrumentave të hollë manual.

Rimodelim gingivar dhe kockor:

Kjo ndërhyrje bëhet në rastet e pacientëve të cilët kanë buzëqeshje të cilëve u duken më shumë se c'duhet mishrat e dhëmbëve (Gummy Smile), në raste te disnivelit të gjatësisë se gingivave si dhe në rastet kur gjatësia e kurorave dentare është e pamjaftueshme për të kryer punime protetike mbi to. Ndërhyrja konsiston duke bërë zgjatim të kurorës.

Frenektomi:

Një frenektomi kryhet zakonisht brenda mesit të buzës së sipërme ose të poshtme që zgjatet deri mes dhëmbëve të përparme, ose nën gjuhë për nofullën e poshtme. Aplikohet kryesisht kur pacienti ka vështirësi në të folur ose për qëllime ortodontike.