Implanti është një menyrë komforte e zëvëndësimit të dhëmbit i cili imiton rrënjën e tij natyrale, i prodhuar nga metali i titaniumit i cili është material biokompaktibel. Implanti është zgjidhja më e përshtatshme për persona të cilët kanë mungese të një ose disa dhëmbëve dhe që duan ti zëvëndësojnë pa prekur dhëmbët e tjerë ekzistues e të shendëtshëm.
Një nga alternativat e zëvëndësimit të dhëmbëve është vendosja e 4 ose 6 implanteve në nofull të cilat shërbejnë për vendosjen dhe fiksimin e protezës totale mbi to. Proteza mbi implant nuk dëmton indet e buta, lejon pastrimin edhe nën protezë dhe garanton stabilitet maksimal në krahasim me protezat standarte.