Mbushjet e dhëmbëve të qumështit të realizohen me ngjyra të ndryshme për ta bere më argëtuese për pacientet e vegjël si dhe mbushje mbrojtëse që lëshojnë fluor (silantet) për parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Është shumë e rëndësishme të ruhen sa më gjatë sepse rënia e tyre e parakoheshme mund të bllokojë hapesirën për daljen e dhëmbëve të përhershëm.
Trajtim tek dhëmbët të cilët janë teper të prishur ose të demtuar nga trauma të cilat mund të cojnë në ekspozim te pulpës (nervit) që shkakton dhimbje të forta dhe enjtje ne zonen e prekur. Trajtimi kanalar tek femijet kerkon kujdes dhe eksperience te vecante. Duhet kryer per te mos rrezikuar qe dhembi i qumeshtit te infektohet dhe te demtoje sythin e dhembit te perhershem poshte tij
Nje dhemb i infektuar duhet trajtuar menjehere. Ne varesi te rastit ndiqen trajtime te ndryshme per te ndaluar infeksionin me terapi antibiotike , trajtimin dhe mbushjen e kanaleve.
Periodik, nje here ne 3 deri ne 6 muaj, per mbrojtjen e dhembeve ndaj prishjeve dhe per te rritur fortesine e dhembit pas daljes se tij. Depozitohet ne siperfaqe te dhembit duke e bere ate me rezistent ndaj kariesit.