Këshillohen në rastet kur është e pamundur që dhëmbi të ruhet për faktin që mund të jetë shumë i demtuar e nuk mund të trajtohet, në ketë rast është e detyruar heqja e tij. Ekstraksionet kirurgjikale më të shpeshta janë ato të dhëmballeve të pjekurisë, rrënjë të prishura ose dhëmbë të retinuar (të bllokuar në nofull të cilet nuk munden të dalin)
Procedure kirurgjikale e cila kryhet në pacientë të cilët nuk kanë dendësi të mjaftueshme kockore në nofullën e siperme dhe rrezikojnë ekspozimin e sinusit maksilar. Me anë të kësaj procedure, Sinus Lift, mundësohet hapesira e duhur për vendosjen e implanteve duke shtuar nivelin kockor me anë të kockës apo membranës sintetike ose të marrë nga kafshët.
Një plan trajtimi stomatologjik i programuar saktësisht, mund të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës së këtyre pacientëve duke eleminuar masat tumorale.
Lazeri oral ka një përdorim të gjëre në trajtimet dentare duke shperndare energji në formën e dritës. Konsiston në eleminimin e indeve të buta patologjike (frenektomi hipertrofike, kiste, tumore), trajtimin e periodontitit, korrigjim estetik të mishrave të dhëmbëve, zbulimin e kurorës me qëllim lehtësimin e daljes së dhëmbit, zgjatime të kurorës dentare, zbardhime profesionale dentare dhe eleminim të kariesit. Shërimi është i shpejtë, pa dhimbje, pa efekte anësore dhe pa rreziqe infeksionesh.
Rimodelim kirurgjikal i nofullave në raste anomalish skeletike dhe devijim të tyre.